Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vendimi për paraburgimin e pesë policëve për rastin e Agon Zejnullahut përfundon sërish në Apel

GD
Gazeta Demos30 korrik 2025 në 15:49
Vendimi për paraburgimin e pesë policëve për rastin e Agon Zejnullahut përfundon sërish në Apel

Vendimi i dytë i Gjykatës Themelore të Prishtinës për caktimin e paraburgimit ndaj pesë policëve të dyshuar për “Vrasje nga pakujdesia” të 27-vjeçarit nga Lipjani, Agon Zejnullahut, ka përfunduar sërish në Gjykatën e Apelit.

Zëdhënësja e Apelit, Laureta Ulaj, ka konfirmuar për Reporteri.net se kanë pranuar një ankesë të re për këtë vendim.

“Është pranuar lënda me ankesë në Gjykatën e Apelit”, ka deklaruar Ulaj.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan, më 9 korrik 2025 ua kishte caktuar masën e paraburgimit prej një muaji pesë të dyshuarve.

Apeli e kishte anuluar më 21 korrik këtë vendim, pas ankesës së mbrojtjes së të dyshuarve.

Më 23 korrik, Gjykata ka vendosur që t’i dërgoj sërish në paraburgim pesë policët.

Ata do të mbahen në paraburgim deri më 6 gusht.

“CAKTOHET MASA E PARABURGIMIT në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila masë do t’iu llogaritet prej datës së ndalimit nga 07.07.2025 deri me datën 06.08.2025, thuhej në aktvendim.

Agon Zejnullahu vdiq me pranga në duar në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Zyrtarët policorë, që u prangosën, u tha se kishin intervenuar për ta neutralizuar pasi ai “dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë”, sipas Policisë.

Një rreshter dhe katër zyrtarë të tjerë policorë të përfshirë në këtë rast u arrestuan nga Inspektorati Policor i Kosovës, ndërsa rasti u cilësua si “vrasje nga pakujdesia”.

Më shumë nga Lajme

  • 18:23Ky raportohet se është personi i ekstraduar nga Shqipëria në Kosovë, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
  • 17:43Libani bëhet vendi i parë arab që heq dënimin me vdekje
  • 17:31SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
  • 17:27Komandanti i FSK-së priti në takim senatoren Ernst, diskutohet forcimi i bashkëpunimit
  • 17:22Plani i Vuçiqit për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar realist me pasoja për Kosovën?