Ka vdekur, shefi i ndërrimit në Njësinë e Zjarrfikësve dhe të Shpëtimit në Malishevë, Liman Sertolli, shkruan GazetaDemos.
Lajmi është bërë i ditur nga Komuna e Malishevës, përkatësisht nga kryetari i komunës, Ekrem Kastrati i cili ka dërguar një elegram ngushëllimi për familjen e tashmë të ndjerit.
“Në emër të Komunës së Malishevës dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sertolli, kolegëve të Njësisë së Zjarrfikësve dhe të gjithë atyre që e njohën.Limani, me përkushtimin dhe profesionalizmin e tij, dha kontribut të madh në shërbim të qytetarëve dhe mbrojtjen e jetës së tyre. Vepra e tij dhe kujtimi për të, do të mbeten gjithmonë me respekt dhe mirënjohje”, thuhet në njoftimin e komunës.
Njoftimi i plotë:
TELEGRAM NGUSHËLLIMI NGA KRYETARI EKREM KASTRATI PËR FAMILJEN SERTOLLI
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Shefit të ndërrimit në Njësinë e Zjarrfikësve dhe të Shpëtimit në Malishevë, z. Liman Sertolli.
Në emër të Komunës së Malishevës dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sertolli, kolegëve të Njësisë së Zjarrfikësve dhe të gjithë atyre që e njohën.
