Një person është gjetur pa shenja jete sot në një automjet në Veternik në Prishtinë.
Ljami u konfirmua për “Demos” nga zëdhënsi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një automjet në Veternik në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, deklaroi Pllana për “DEMOS”