Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Rama: Shqipëria pritet të përfitojë më shumë mbështetje nga BE-ja

GD
Gazeta Demos26 nëntor 2026 në 18:39
Rama: Shqipëria pritet të përfitojë më shumë mbështetje nga BE-ja

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria pritet të përfitojë më shumë fonde nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor. Në konferencën e investimeve BE-Ballkani Perëndimor, kreu i qeverisë tha se vendi ynë ka bërë përparim ekonomik, duke theksuar se ekonomia shqiptare është trefishuar gjatë dekadës së fundit.

“Ndërsa kjo konferencë i afrohet fundit, më lejoni të falënderoj së pari KE-në, partnerët tanë rajonalë dhe investuesit e bizneset që i dhanë thelbin këtyre dy ditëve. Më lini ta nis duke thënë se sa larg kemi ardhur, sepse dhe unë e përshkova gjithë rrugën nga epoka e akullit te temperatura e dhomës e kam shumë të vështirë ta mendoj se si e nisëm.

Një dekadë më vonë, pas procesit të Berlinit, lindi plani i ri i rritjes. Si një rajon që përpiqet që të kapë ritmin me BE-në, jemi më shumë se kaq, jemi një rajon i ri investimi. Është një propozim dhe propozimi duhet të vërtetohet me projekte dhe partneritete. Shihni Shqipërinë, një dekadë më parë, ishte një ekonomi 10 miliardë euro, sot është një ekonomi 30 miliardë euro.

E kemi trefishuar ekonominë dhe synojmë të bëjmë më shumë. Gjendemi mes Adriatikut dhe Jonit, përballë Italisë, portë hyrëse në Ballkan, anëtare e NATO-s dhe synojmë të jemi anëtare e BE-së. Sapo jam kthyer nga samiti BE-Ballkan Perëndimor me lajme të mira dhe jam besimplotë se Marta do ua thotë. Shqipëria do të marrë më shumë nga plani i rritjes, jo si nder, por se kemi bërë mirë detyrat e shtëpisë”, tha Rama. 

ramashqipëriapritet

Të ngjashme

Rama uron Ditën e Falënderimeve për SHBA-në: Miqësia mes dy popujve mbetet e çmuar

Rama uron Ditën e Falënderimeve për SHBA-në: Miqësia mes dy popujve mbetet e çmuar

18:42
Rama: Me mua kryeministër, Kosova si Singapori

Rama: Me mua kryeministër, Kosova si Singapori

20:29
Rama në Bruksel: BE-ja të ulë kandidatët në të njëjtën tryezë, pa ndryshuar procesin e meritës

Rama në Bruksel: BE-ja të ulë kandidatët në të njëjtën tryezë, pa ndryshuar procesin e meritës

18:31
Përparim Rama: Dhuna ndaj grave është përgjegjësi e gjithë shoqërisë

Përparim Rama: Dhuna ndaj grave është përgjegjësi e gjithë shoqërisë

16:03

Më shumë nga Lajme

  • 18:46“Edhe dasmat e mortet na i kanë kthy në fyerje”, Krasniqi për Kurtin: Ky njeri e ka shitë lirinë e vet
  • 18:39"Djalë i zgjuar", Trump ndryshon qasje ndaj El-Sayed dhe shpreh dëshirën për t'u takuar
  • 17:59Alarm për bombë në Portsmouth
  • 17:50Rreth 200 mijë euro dëme, pesë persona kapen në Fushë Kosovë
  • 17:46Kush kishte të drejtë ta takojë Jakup Krasniqin në 4 ditët e qëndrimit në Kosovë?