Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar Ditën e Falënderimeve për miqtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Përmes një postimi, Rama ka bërë të ditur se në këtë ditë mori pjesë në një kremtim në Kampin Bondsteel, ku shprehu mirënjohjen për miqësinë mes popullit të Kosovës dhe atij amerikan.

Ai vlerësoi mbështetjen e SHBA-së në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë, si dhe lidhjet e forta që familjet kosovare në Amerikë vazhdojnë të ndërtojnë mes dy vendeve.