Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Varrosja e kriminelit Mlladiq me ceremoni shteti, Bushati: Serbia refuzon përballjen me pasojat e politikës së viteve 90-ta

GD
Gazeta Demos4 shtator 2026 në 11:17
Varrosja e kriminelit Mlladiq me ceremoni shteti, Bushati: Serbia refuzon përballjen me pasojat e politikës së viteve 90-ta

Ish-kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati, ka reaguar për organizimin e shtetit serb për varrosjen e kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq.

Bushati ka shkruar se ceremonia shtetërore tregon se ai nuk po trajtohet si një kriminel lufte dhe një gjë e tillë shpërfaq faktin se Serbia refuzon të përballet me politikat që kanë çuar në ngjarjet e tmerrshme të viteve te 90-ta.

“Ceremonia shtetërore për sjelljen e trupit të vdekur të Ratko Mlladiçit në Serbi, tregon se vdekja e tij nuk po trajtohet si ikja nga jeta e një krimineli lufte të dënuar nga drejtësia ndërkombëtare. Përkundrazi, vdekja e tij ka nxjerrë në pah edhe njëherë refuzimin e Serbisë për t’u përballur me politikat që çuan në luftërat e viteve ’90, dhe me pasojat e tyre. Në vend që të pranojë përgjegjësitë, Serbia flet për ‘padrejtësi historike ndaj serbëve’”, ka shkruar ai.

Tutje sipas Bishatit, është e qartë se kjo qasje politike nuk mori fund me Sllobodan Millosheviçin, e as me vendimet e drejtësisë ndërkombëtare.

“Serbia nuk mund të ndërtojë një identitet demokratik të qëndrueshëm e as të konsiderohet faktor stabiliteti në rajon pa pranuar përgjegjësië për luftërat e viteve ’90. Ato nuk ishin rezultat i padrejtësive historike, por pasojë e politikave të ndjekura nga Beogradi. Prandaj, demokratizimi dhe europianizimi i Serbisë dhe rajonit kërkon një shkëputje rrënjësore nga ideologjia që justifikon krimet e luftës dhe gjenocidit”, ka potencuar ai.

“Mlladiç vdiq, ndërsa ideologjia që e shndërroi atë në hero vazhdon të jetojë. Prandaj, pyetja nuk është më se deri ku mund të shkojë mohimi i krimeve të luftës apo glorifikimi i kriminelëve. Pyetja është: Ku është fundi? Dhe një pyetje po aq e rëndësishme duhet t’i drejtohet komunitetit ndërkombëtar: Edhe për sa kohë do të trajtohen glorifikimi i kriminelëve të dënuar të luftës, si dhe mohimi e relativizimi i gjenocidit, thjesht si një tjetër mosmarrëveshje politike në Ballkan?”, ka përfunduar Bushati.

serbiavitevebushati

Më shumë nga Lajme

  • 12:29BE-ja i dërgon sinjal Serbisë pas kthimit të Mladiqit: Ajo që do të ndodhë në ditët në vijim do të jetë provë
  • 12:05Shoqatat e dala nga lufta bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive në Marshin e 12 shtatorit
  • 11:59Aksion në Rezallë të Zubin-Potokut, rrënohen objekte pa leje
  • 11:50Meloni ia kalon edhe Berlusconit, Qeveria e saj më jetëgjata në historinë e Italisë
  • 11:46Jahjaga mbështet Marshin për Liri të 12 shtatorit