Vala e paprecedentë e nxehtësisë së fillimit të verës në Evropë mund të jetë shkaktare për qindra vdekje, sipas kreut të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Rekordet e temperaturës u thyen përsëri në të gjithë kontinentin të dielën – duke përfshirë Gjermaninë, Poloninë dhe Republikën Çeke – ndërsa nxehtësia ekstreme vazhdoi të lëvizte drejt lindjes.
Në një postim në X, kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se më shumë se 1,300 vdekje të tepërta ishin regjistruar që nga 21 qershori “të lidhura me temperaturat e larta në Evropë”.
“Stresi i nxehtësisë shpesh quhet ‘vrasësi i heshtur’ – dhe shtëpitë, vendet e punës dhe shkollat evropiane nuk janë ndërtuar për këto temperatura”, tha ai.
