Konsulli i Kosovës në Cyrih ka marrë pjesë në promovimin e librit “Lufta për Kosovën – Rrëfime autentike”, Vëllimi IV, me autorë Rasim Selmanaj dhe Çlirimtar Morina.
Promovimi u mbajt në Einsiedeln, në kantonin Schwyz të Zvicrës, ku përfaqësues të Konsullatës, në emër të institucionit, mbajtën edhe fjalën e rastit.
Njoftimi:
Sonte në Einsiedeln, kanton Schwyz, kishim kënaqësinë të merrnim pjesë në promovimin e librit “Lufta për Kosovën-Rrëfime autentike”, Vëllimi IV, me autorë Rasim Selmanaj dhe Çlirimtar Morina.
Me këtë rast, në emër të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Cyrih, mbajtëm fjalën e rastit, duke vënë në pah rëndësinë e dokumentimit të historisë sonë kombëtare, dëshmive të drejtpërdrejta për luftën çlirimtare dhe sakrificës së brezave për lirinë e Kosovës.
Ky botim përbën një kontribut të çmuar në ruajtjen e kujtesës historike dhe përcjelljen e së vërtetës te brezat e ardhshëm.
Përgëzuam autorët dhe të gjithë kontribuuesit për këtë vepër me rëndësi historike dhe kombëtare.