
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka bërë të ditur se të hënën, më 2 nëntor 2026, do të realizohen punime të planifikuara në rrjetin elektrik.
Për shkak të këtyre punimeve, në disa lokalitete të vendit pritet të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike.
Më poshtë gjeni orarin e ndërprerjeve sipas rajoneve:
Prishtinë
Nga TS 35/10[kV] Mazgit do të ndërpritet: Dalja 10[kV] Milloshevë (kodi: 15019005) nga ora 09:30 deri në 14:00. Vendet: Llazareva, Raskova, Bakshi, Milloshevë, Babimoci dhe Graça. Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.
Nga TS 35/10[kV] Mazgiti do të ndërpritet: Dalja 10[kV] Shkabaj (kodi: 15019002) nga ora 10:30 deri në 15:30 Vendet: Shkabaj, Mazgit (një pjesë), Obiliq (një pjesë), Reforma, Al Petrol. Arsyeja: Pastrimi i trasesë.
Pejë
Nga TS 110/10kV Deçani do të ndërpritet: Dalja 10kV J11 Lumbardhi (kodi: 53000005) nga ora 10:00 deri në 15:30 Vendet: Fshatrat: Dashinoc, Gllogjan, Gramaqel, Irzniq (një pjesë), Kodrali, Lluka e Ulët, Lluka e Epërme, Lumbardh, Maznik, Pozhar, Ratish e Epërme, Ratish e Ulët dhe Shaptej. Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Pastrim i trasesë.
Ferizaj
Nga TS 35/10kV Shtërpca do të ndërpritet: Dalja 10kV J08 Brodi-Gotovusha (kodi: 40044005) nga ora 09:00 deri në 14:30. Vendet: Një pjesë e Shtërpcës te shkolla, OSBE-ja, Biti e Ulët, Biti e Epërme, Shushiqë, Paloj, Gotovushë, Drekoci, Viqë, Firaj, Brod. Arsyeja: Pastrimi i trasesë.
Gjakovë
Nga TS Gjakova I 35/10(20)[kV] do të ndërpritet: Dalja 10kV J08 CERMJANI (kodi: 80080012) nga ora 10:00 deri në 18:00 Vendet: Zhdrell, Zhabel Plak, Zhabel, Wesley Clark, Shqiponjë, Raskoc, Rashkoc, Qerim, Meqe, Krelan, K. Doblibar, Gërgoc, Doblibare, Cermjan, Bordosanë, Bordosan, Bec, Barë e Madhe, Bardhaniq, Vraniq Arsyeja: Punime në rrjet