Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Ahmeti në Bërvenicë: Maqedonia nuk është as e Hristijanit as e Cërvenkovskit, është e shqiptarëve autoktonë

GD
Gazeta Demos1 nëntor 2026 në 22:05
Ahmeti në Bërvenicë: Maqedonia nuk është as e Hristijanit as e Cërvenkovskit, është e shqiptarëve autoktonë

Kryetari BDI-së Ali Ahmeti, ishte i pranishëm në Bërvenicë ku mbajti fjalim pas fitores së Arkin Jahijit. Ai tha se Bërvenica është komunë me shumicë shqiptare dhe u takon qytetarëve të kenë kryetar shqiptar.

Ai gjithashtu tha se Maqedonia nuk është as e Hristijan Mickoskit, e as e Branko Cërvenkovskit, por është shqiptarëve.

"Sonte në gjithë vëmendjen e gjithë shqiptarëve do ta marrin se në Bërvenicë është komunë me 65% shqiptarë dhe u takon kryetari shqiptar. Dua të falënderoj të gjithë ata që sot u përcaktuan për të ardhmen e komunës. Arkini sot është përfaqësues i të gjithë qytetarëve të komunës".

"Nuk kanë bërë mirë disa politikanë maqedonas, që e etiketonin përfaqësuesin tonë si kriminel. Deklarata të ngutshme nuk i bëjnë mirë bashkëjetesës, pasi ne si udhëheqës të partive nuk mund të jemi prokuror. Uroj që gabime të tilla të mos bëhen por t'i shërbejmë afërsisë dhe komunikimit".

"Maqedonia nuk është as e Hristijanit as e Branko Cërvenkovskit, Maqedonia është atdheu i shqiptarëve që janë autokton dhe që nuk i kanë rënë në qafë askujt, por të tjerët na kanë rënë në qafë neve. Ne jemi shtetformues dhe i dalim zot këtij vendi. Duhet të na mbështesin në këtë qëndrim tonin, kaq të qartë për ata që kanë ndonjë dilemë. Ne marrim përgjegjësi të çojmë procese përpara për vendin që neve na takon", tha mes tjerash Ahmeti

maqedoniashqiptarëveahmeti

Më shumë nga Lajme

  • 22:53Konsulli i Kosovës në Cyrih merr pjesë në promovimin e librit “Lufta për Kosovën – Rrëfime autentike”
  • 22:41KEDS njofton për punime në rrjet të hënën, këto zona do të mbesin pa rrymë
  • 21:49Leonora Jakupi me një mesazh të fortë: “Mosmirënjohja është fukarallëku më i madh i karakterit!”
  • 21:33Osmani në Oxford Union: Bota të mos harrojë, mijëra familje ende presin të dashurit e tyre
  • 21:24Dita e 20-të e protestave në Tiranë kalon pa incidente