Vala e të nxehtit që ka përfshirë të gjithë Evropën ka sjellë edhe në Shqipëri temperatura të larta.
“Ne presim që termometri të shënojë nga e hëna deri të enjten 36, do të ketë zona edhe 37 gradë. Megjithatë është një mot relativisht i nxehtë, lagështira është prezente, që bën që i nxehti të ndjehet më shumë”, thotë sinoptikanja Lajda Porja, raporton Tvklan.al.
Megjithatë, sipas sinoptikanëve, Shqipëria është ende në periferi të valës që ka përfshirë kontinentin, ndërsa temperaturat pritet të rriten më shumë gjatë fundjavës së ardhshme.
