Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Kurti kërkon që "Bondsteel" të bëhet bazë e përhershme e ushtrisë amerikane në Kosovë

GD
Gazeta Demos23 shtator 2026 në 14:28
Kurti kërkon që "Bondsteel" të bëhet bazë e përhershme e ushtrisë amerikane në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që Kampi Bondsteel të shndërrohet në një bazë të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë, duke e cilësuar këtë si një hap në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë afatgjatë në rajon.

Ai e ka bërë këtë kërkesë gjatë një takimi në New York me kongresistin amerikan George Latimer, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në fushën e sigurisë, ekonomisë dhe forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ritheksova qëndrimin tonë që Kampi ‘Bondsteel’ të shndërrohet në bazë të përhershme ushtarake amerikane, në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë afatgjate në rajon”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Sipas tij, gjatë takimit është diskutuar edhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO, zhvillimin ekonomik, përparimin në siguri dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

I pari i Qeverisë së Kosovës, ka thënë se me kongresistin Latimer ka diskutuar edhe për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe zhvillimit, duke e cilësuar Shtetet e Bashkuara si një aleat të rëndësishëm të Kosovës.

Një tjetër temë e diskutimit ka qenë çështja e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, përfshirë varrezat masive dhe nevojën për deklasifikimin e dokumentacionit dhe hapjen e arkivave nga Serbia.

“Biseduam për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit, varrezat masive, rëndësinë e deklasifikimit të dokumentacionit dhe hapjes së arkivave nga Serbia si dhe nevojën për drejtësi për krimet e kryera”, ka deklaruar Kurti.

Në takim është ngritur edhe çështja e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ndërsa Kurti ka përmendur edhe sulmin e armatosur në Banjskë.

Në prag të trevjetorit të sulmit të 24 shtatorit 2023, kryeministri ka thënë se me kongresistin amerikan ka diskutuar për Milan Radoiçiqin dhe përgjegjësinë penale për personat që, sipas autoriteteve të Kosovës, lidhen me sulmin.

“Rënditëm sërish çështjen e Milan Radoiçiqit dhe domosdoshmërinë që ai dhe përgjegjësit tjerë të përballen me drejtësinë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Në përfundim të postimit të tij, kryeministri ka vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, duke shprehur mirënjohje për, siç e ka quajtur, “mbështetjen dypartiake që shteti ynë gëzon në Kongresin amerikan”.

kosovëskurtibondsteel

Të ngjashme

Diplomati, Vigan Berisha, zyrtarisht Konsull i parë i Përgjithshëm i  Kosovës në Cyrih

Diplomati, Vigan Berisha, zyrtarisht Konsull i parë i Përgjithshëm i Kosovës në Cyrih

23:22
Tahiri: Vendimi i 16 shtatorit është “padrejtësi historike”, duhet të ndërmarrim veprime

Tahiri: Vendimi i 16 shtatorit është “padrejtësi historike”, duhet të ndërmarrim veprime

23:14
28-vjetori i rënies së Fehmi e Xhevë Lladrovcit, Kurti: Luftuan me bindjen se liria do të jetë trofeu

28-vjetori i rënies së Fehmi e Xhevë Lladrovcit, Kurti: Luftuan me bindjen se liria do të jetë trofeu

22:58
Kurti takohet me Kaja Kallas: Radojçiqi duhet të përballet me drejtësinë kosovare – Gjykata Speciale monoetnike dhe e padrejtë

Kurti takohet me Kaja Kallas: Radojçiqi duhet të përballet me drejtësinë kosovare – Gjykata Speciale monoetnike dhe e padrejtë

21:32

Më shumë nga Lajme

  • 15:18Nëse dështon zgjedhja e Presidentit, këto janë datat e mundshme për zgjedhje!
  • 15:06Urdhëron Gjykata Kushtetuese: Deputetët duhet që sa më parë të zgjedhin nënkryetarin nga PDK
  • 15:03Gjykata Kushtetuese: Afati për zgjedhjen e presidentit mbaron më 6 tetor
  • 15:01Gjykata Kushtetuese: Kuvendi është konstituar, formimi i Qeverisë nuk është antikushtetues
  • 14:36Ramadani: U dështoi loja pushtetarëve - deri më 6 tetor ose Presidenti ose zgjedhje