Një fëmijë ka pësuar lëndime trupore si pasojë e goditjes nga vetura në fshatin Vitomiricë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

"Sot, rreth orës 12:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në fshatin Vitomiricë- Pejë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një këmbësor (fëmijë). Si pasojë e aksidentit, fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit", tha ai.