Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë protestuar të martën në New York, para selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit përmes pankartave dhe thirrjeve si: “Liri për çlirimtarët”, “Ata janë heronjtë tanë”, “Jo në emrin tim”, “Drejtësi, jo politikë” dhe “Heronj të luftës dhe paqes”.
Protesta në New York vjen pas demonstratave të zhvilluara në Prishtinë dhe tubimeve të organizuara nga diaspora shqiptare në vende të ndryshme, përfshirë Kanadanë, Zvicrën dhe Gjermaninë.

