Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Vajza e Jakup Krasniqit rrëfen telefonatën me babanë pas dënimit me 25 vjet burg: Refuzoi kontrollin mjekësor

GD
Gazeta Demos21 tetor 2026 në 19:39
Vajza e Jakup Krasniqit rrëfen telefonatën me babanë pas dënimit me 25 vjet burg: Refuzoi kontrollin mjekësor

Gresa Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit, ka shprehur shqetësimin për gjendjen e babait të saj, i cili sipas saj ka refuzuar kontrollin mjekësor në burg, pas dënimit me 25 vjet burgim nga Gjykata Speciale.

Ajo ka treguar se gjatë një telefonate, Jakup Krasniqi e ka njoftuar se disa mjekë kishin ardhur për ta kontrolluar, por ai i kishte refuzuar.

“Jam këtu pa të drejtë, më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet, prandaj nuk më duhet as kujdesi i tyre. Ju të jeni të informuar se unë nuk do të pranoj më asnjë kujdes nga ana e tyre”, ka rrëfyer Gresa fjalët e babait të saj.

Shkrimi i saj:

Para një muaji, Babi u dënua me 25 vjet burgim.

Sot, gjatë një telefonate, më tha: “Erdhën disa doktorë për të më kontrolluar, natyrisht që i refuzova. Jam këtu pa të drejtë, më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet, prandaj nuk më duhet as kujdesi i tyre. Ju të jeni të informuar se unë nuk do të pranoj më asnjë kujdes nga ana e tyre.”

Si bijë, natyrisht që u shqetësova. Babi është në një moshë kur ka nevojë për kujdes të veçantë.

Por, si njeri që i kam kaluar 30 vitet e jetës sime duke e njohur dashurinë dhe lirinë, a mund ta detyroj një njeri tjetër, i cili e ka kaluar gjithë jetën e tij me sakrifica dhe që, me këtë dënim të fundit, pritet të kalojë mbi 35 vjet në burgje, t’i përshtatet një sistemi që i ka sjellë vetëm vuajtje dhe padrejtësi?

Si mund t’i kërkoj të pranojë kujdesin e atyre institucioneve, kur ai ndihet i tradhtuar pikërisht nga drejtësia që duhej ta mbronte?

U ndjeva aq e pafuqishme përballë kësaj fuqie ndërkombëtare kaq të padrejtë.

“Ne jemi këtu, Babi. Të duam të fortë, të duam të shëndetshëm.”

Kaq pata fuqi t’i them.

Dënimi i Babit nuk është një gabim që pret të korrigjohet. Është një padrejtësi!

https://www.facebook.com/share/p/1FPkbCsjwz/?mibextid=wwXIfr

vjetjakupvajza

Të ngjashme

31 vjet nga zhdukja e Remzi Hoxhës, familja i kërkon përgjigje Sali Berishës: Ku është vëllai im?

31 vjet nga zhdukja e Remzi Hoxhës, familja i kërkon përgjigje Sali Berishës: Ku është vëllai im?

17:46

Më shumë nga Lajme

  • 21:54Adem Grabovci për Ligjin e Speciales: Mjaftë është mjaftë - Nuk e meritojnë çlirimtarët e as populli ynë ketë lojë
  • 21:53Gjini në mbrojtje të Grudës: Kjo çka ka ndodhur është e turpshme, e nxjerrën nën autobus njeriun
  • 21:47Abdixhiku: Të thuash se LDK-ja është kundër UÇK-së, e ofendon edhe UÇK-në
  • 21:42Ligji për Specialen, Haziri: Nuk besoj se dikush tenton të luajë me UÇK-në
  • 21:40Nasim Haradinaj kritikon Përparim Grudën për Ligjin e Speciales: Si po ndihesh tani?