Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Grabovci ka reaguar pas kërkesës së PDK-së që ligji për Gjykatën Speciale të kthehet sërish në Kuvend, shkruan GazetaDemos.
Ai u shpreh se kush do që dje ka kërkuar votimin e ligjit, sot le të dalë e të shpjegojë pse kërkon kthimin e tij.
"Kërkoj publikisht që drejtuesit përgjegjës të sqarojnë kush e ka propozuar kthimin e ligjit, cilat janë arsyet juridike dhe kush e mbështet këtë vendim", shkruan Grabovci.
Postimi i plotë:
Përgjegjësia ka emër.
Vendimet kanë autorë.
Dhe qytetarët kanë të drejtë t’i dinë të dyja!
Kush dje kërkonte votimin e ligjit, sot le të dalë e të shpjegojë pse kërkon kthimin e tij. Qëndrimet politike nuk ndërrohen pa dhënë llogari!
Kush nuk është për beteja të rënda politike, le ta lirojë rrugën. Çlirimtarët nuk janë monedhë për kusure e pazare politike!
Ne që ishim aty nga dita e parë, e dimë dallimin mes kontributit dhe interesit personal. Askush nuk e ka monopolin e PDK-së!
Kërkoj publikisht që drejtuesit përgjegjës të sqarojnë kush e ka propozuar kthimin e ligjit, cilat janë arsyet juridike dhe kush e mbështet këtë vendim.
SHESHI NUK ËSHTË LARG, ndërsa llogaridhënia publike nuk shmanget me manovra politike!
Qëllimi i Ligjit ishte dhe duhet të mbetët për ti kontribuar llogaridhënies dhe për ti hap rrugë drejtësisë për çlirimtaret. Për përnirësimin e padrejtësisë historike te 16 shtatorit.
Mjaftë është mjaftë. Nuk e meritojnë çlirimtarët e as populli ynë ketë lojë.