Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjini në mbrojtje të Grudës: Kjo çka ka ndodhur është e turpshme, e nxjerrën nën autobus njeriun

GD
Gazeta Demos22 tetor 2026 në 21:53
Gjini në mbrojtje të Grudës: Kjo çka ka ndodhur është e turpshme, e nxjerrën nën autobus njeriun

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka kritikuar zhvillimet rreth Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke i dalë në mbrojtje deputetit të PDK-së, Përparim Gruda.

Në emisionin “Context” në ATV, Gjini tha se Aleanca e kishte mbështetur sinqerisht ligjin, por sipas tij, zhvillimet e fundit tregojnë se çështja nuk është trajtuar as në aspektin taktik, as në atë strategjik.

“Kjo që ka ndodhur me të vërtetë është e turpshme. As taktikisht, si çështje ligjore, as strategjikisht, nuk ka kurrfarë lidhjeje me atë që të paktën ne si Aleancë e kemi marrë shumë sinqerisht”, u shpreh Gjini.

Ai theksoi se dihej paraprakisht që ligji mund të kthehej nga njëra prej Dhomave të Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara, nëse do të vlerësohej se përmban shkelje.

Gjini kritikoi edhe mënyrën se si, sipas tij, po trajtohet Përparim Gruda, duke thënë se ai fillimisht ishte nxjerrë nëpër studio televizive për të folur për ligjin, ndërsa tani po lihet të përballet vetë me pasojat.

“E nxjerrin nën autobus njeriun që e nxorën nëpër studio me e bë ligjin. Le ta shkelë autobusi”, tha Gjini.

Kryetari i Aleancës shprehu shqetësimin për atë që e cilësoi si mungesë sinqeriteti në politikë dhe përpjekje për ta shfrytëzuar situatën për interesa të momentit.

Ai gjithashtu kritikoi Qeverinë e Kosovës, duke thënë se asaj iu deshën dy javë dhe priti deri në ditën e fundit për ta dërguar ligjin në Kuvend.

gjinimbrojtjendodhur

Të ngjashme

Avokati Gent Gjini dorëzon kallëzim penal ndaj Ivica Daçiqit, kërkon t’i ndalohet hyrja në Kosovë

Avokati Gent Gjini dorëzon kallëzim penal ndaj Ivica Daçiqit, kërkon t’i ndalohet hyrja në Kosovë

16:39

Më shumë nga Lajme

  • 22:30Limaj kritikon mënyrën si u veprua me ligjin për Specialen: Është zgjedhur rruga më e keqe
  • 22:23Ish-Këshilltari i Veselit, Avni Bytyçi: Pretendim i rrejshëm se jam i përfshirë në tërheqjen e ligjit për ta sulmuar Grudën
  • 22:18Vdekja e pacientes nga kanceri, Reshitaj: Të ketë hetim të plotë dhe përgjegjësi institucionale
  • 22:05Asambleisti më i votuar i PDK-së në Drenicë reagon ashpër: Në çdo fushatë, gojën e kanë plot me UÇK-në, ndërsa aty ku duhet të tregojnë veten, i harrojnë çlirimtarët
  • 21:58Ramadani përcjell qëndrimin e Alenacës: Kushdo që është përfshirë në lojën e kthimit të ligjit, do ta trajtojmë si kundërshtar të UÇK-së