Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka cilësuar si “goxha shokuese” atë që ka ndodhur lidhur me ligjin, duke kritikuar mënyrën se si është vepruar dhe duke thënë se ka pasur alternativa të tjera.
Duke folur në emisionin “Pressing”, Limaj ka thënë se nuk ka informacione të mjaftueshme se si është arritur deri te kjo situatë, por ka vlerësuar se është zgjedhur rruga më e keqe.
“Është goxha shokuese kjo që e pamë sot”, ka deklaruar Limaj.
“Mënyra se si e kanë zgjedhur me bërë këtë veprim nuk e di, nuk kemi informacione si ka ardhur këtu, është zgjedhur rruga më e keqe”, ka thënë Limaj.




