Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për Ligjin për Dhomat e Specializuara në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës.
Abdixhiku ka thënë se është e padrejtë, e turpshme dhe ofenduese të paraqitet LDK-ja si parti kundër UÇK-së.
“Kjo ndasi që bëhet është e padrejtë, është e turpshme, e thënë të drejtën, dhe ofenduese edhe vetë për UÇK-në, pra ofenduese edhe për vetë luftën. Po kur të thuhet se LDK-ja është kundër UÇK-së, ofendon edhe UÇK-në”, ka deklaruar Abdixhiku.




