Personeli i Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të Forcës Tokësore të Shqipërisë ka përfunduar një nga fazat e përgatitjeve për pjesëmarrje në garën ndërkombëtare ushtarake “Cambrian Patrol”, e cila po zhvillohet në Kosovë.
Lajme
Ushtarë nga Shqipëria stërviten në Kosovë me FSK’në dhe britanikët për garën “Cambrian Patrol”

Sipas njoftimit të Forcës Tokësore, përgatitjet janë zhvilluar në bashkëpunim me pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe personel britanik, me fokus në forcimin e bashkëpunimit, ndërveprueshmërisë dhe shkëmbimit të përvojave profesionale.


