Presidenti Hashim Thaçi ka dhënë intervistën e fundit para vendimit në Hagë, ku ai dhe ish-krerët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen në paraburgim.Thaçi, në një intervistë për Top Channel, foli shkurt për akuzat e Prokurorisë, duke përmendur edhe ndërkombëtarët.
Ai u shpreh se partnerët ndërkombëtarë ishin në terren, ndërsa përmendi edhe dëshmitë e diplomatëve dhe komandantëve të njohur ndërkombëtarë.“Demokracitë perëndimore na ndihmuan kur e kuptuan qartë qëllimin dhe mjetet për realizimin e synimit tonë. Ne ishim plotësisht transparent me shtetet me partnere. Tani prokuroria thotë se gjoja … Thaçi i ka mashtruar ndërkombëtaret, ky pretendim sa është qesharak, po aq është absurd dhe ofendues. Ndërkombëtarët ishin me ne në terren. Ata e njihnin shumë mirë me objektivin dhe nivelin modest e autentik të përpjekjeve per organizimin e rezistences. Diplomatë dhe ushtarakë të respektuar amerikanë e evropianë erdhën si dëshmitarë dhe e deklaruan te vërtetën edhe në sallën e gjyqit”, tha Thaçi.



