Forcat EOD të KFOR-it nga kontingjenti rumun kanë zhvilluar një inspektim të sigurisë në një objekt civil për ruajtjen e eksplozivëve në afërsi të Gllarevës.
Inspektimi u krye në bashkëpunim me inspektorët e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) dhe Departamentit për Siguri Publike të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
KFOR-i tha se aktiviteti është pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet vendore, me synim forcimin e sigurisë dhe krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.

