Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, është takuar këtë mëngjes me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së (SRSG), Peter Due.
Gjatë takimit, Schuebel dhe Due diskutuan për bashkëpunimin mes Bashkimit Evropian dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, me theks të veçantë në ndërtimin e besimit ndëretnik dhe mbështetjen për shoqërinë civile.
Në takim u diskutua gjithashtu për ndikimin e zhvillimeve të reja gjeopolitike dhe të sigurisë globale në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

