Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ulutash takon ambasadorin britanik: Mjedis i sigurt për të gjithë në Kosovë

GD
Gazeta Demos19 gusht 2026 në 13:53
Ulutash takon ambasadorin britanik: Mjedis i sigurt për të gjithë në Kosovë

Situata e sigurisë në Kosovë dhe rajon ka qenë në fokus të takimit mes komandantit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, dhe ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Takimi u zhvillua në selinë e KFOR-it, në Kampin “Film City” në Prishtinë, ku Ulutash theksoi përkushtimin e misionit të NATO-s për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në Kosovë.

Sipas njoftimit, gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e sigurisë në rajon, ndërsa komandanti i misionit shprehu mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në KFOR.

Ulutaş vlerësoi veçanërisht “kontributin e vazhdueshëm dhe të rëndësishëm” të Britanisë së Madhe në misionin e udhëhequr nga NATO-ja.

KFOR-i rikujtoi se vazhdon të zbatojë mandatin e tij në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke kontribuar në ruajtjen e sigurisë dhe garantimin e lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët në mënyrë të paanshme.

Në kuadër të këtij mandati, KFOR-i “bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX”, thuhet në njoftimin e misionit.

Takimi vjen në një kohë kur zhvillimet e sigurisë në Kosovë dhe në rajon mbeten në vëmendjen e aktorëve ndërkombëtarë, ndërsa KFOR-i vazhdon të ketë rol kyç në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë në vend.

kosovëulutashsigurt

Të ngjashme

“Njerëzit në Kosovë janë të mrekullueshëm”, tifozi austriak nga Prishtina

“Njerëzit në Kosovë janë të mrekullueshëm”, tifozi austriak nga Prishtina

17:12

Më shumë nga Lajme

  • 14:46Bedri Hamza i prerë: PDK nuk pranon kushte!
  • 14:45Hamza: Ligji për Specialen të aprovohet, nuk ka pengesa ligjore e procedurale
  • 14:41Hamza: Po kërkojmë seancë të jashtëzakonshme për ta aprovuar në lexim të dytë Ligjin për Specialen, Aleanca na i dha nënshkrimet
  • 14:39Mihali e quan Çlirim Hazirin “piun të Sami Lushtakut”: E keqpërdor emrin e babait dëshmor për interesa të një krahu të PDK-së
  • 14:25Kurti pyetet nëse do të ketë seancë: Do t’ju drejtohem më vonë