Pas përfundimit të gërmimeve në Brod të Shërpcës, ekipet mjeko-ligjore do të gërmojnë edhe në së paku katër lokacione tjera, prej tyre disa për herë të parë. Këtë e ka bërë të ditur Kushtrim Gara nga Komisioni për Persona të Zhdukur, teksa ka konfirmuar se do të ketë gërmime në varrezat e qytetit të Mitrovicës së Veriut.
Pavarësisht informacioneve që i patën, në tentativën e parë për shkak të kushteve të terrenit, gërmimet u mbyllen pa ndonjë rezultat.
Por, kur u kthyen gjashtë ditë më pas, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur njoftoi se në Brod të Shtërpcës u gjetën mbetjet mortore të një personi.
Ndonëse aty gërmimet kanë përfunduar, ky s’do të jetë lokacioni i fundit ku dyshohet se ka mbetje eshtërore nga lufta e fundit.
“Pa shmangshëm po e them se i është kushtuar vëmendje fshatrave në Jabukë e Kalludër të Zubin Potokut e më pas edhe gërmimet gjatë kësaj jave i kemi diku edhe 3-4 lokacione ndoshta edhe më shumë lokacione që do të jenë pjesë e agjendës varësish nga kushtet e motit por edhe nga informatat që jemi duke i trajtuar”, ka deklaruar Kushtrim Gara, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur për Dukagjinin.
