Komandati i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka thënë se presin nga Serbia që të kontribuojë në sigurimin e llogaridhënies për sulmet e vitit 2023 që ngjanë në Kosovë.
Ai për situatën në Bansjkë të atij viti tha se përbënte sfidë serioze për KFOR-in, por NATO-ja qe përgjigjur menjëherë.
“Ngjarjet në Banjskë në vitin 2023 ishin padyshim një sfidë serioze që kërkoi reagim të shpejtë dhe vendimtar”, ka thënë Ulutash në Info Magazine të Klan Kosovës.
“NATO-ka u përgjigj menjëherë dhe kjo çoi në forcimin më të madh të kapaciteteve të KFOR-it në më shumë se një dekadë”.
“Edhe pse KFOR-i është përballur me shumë sfida gjatë historisë së vet 27-vjeçare, ai ka dëshmuar vazhdimisht aftësinë për të zbatuar plotësisht dhe paanshmërisht mandatin e tij të OKB-së, si dhe aftësinë për t’u përshtatur kur kërkohet nga zhvillimet relevante të sigurisë”.
“Prioriteti ynë është të sigurojmë se qëndrimi ynë ose prania jonë operative në terren të mbetet e përshtatshme për detyrën. Kjo është ajo ku përqendrohem unë dhe ku do të mbetet i përqendruar çdo pjesëtar i KFOR-it nën mandatin tim, nën komandën time, çdo ditë pa ndërprerje”.
