Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Uji nga Badoci vazhdon të jetë i papijshëm, KRU “Prishtina”: As vlimi s’e eliminon manganin

GD
Gazeta Demos22 shtator 2025 në 12:52
Uji nga Badoci vazhdon të jetë i papijshëm, KRU “Prishtina”: As vlimi s’e eliminon manganin

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka ripërsëritur thirrjen që qytetarët, të cilët furnizohen me ujë nga Liqeni i Badocit, të mos e përdorin ujin për pije për shkak të gjendjes aktuale me fenomenin “Mangan”.

Në njoftim thuhet se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka theksuar se ndotja e ujit me mangan është ndotje kimike dhe se vlimi i ujit nuk e eliminon manganin.

“Uji mund të përdoret vetëm për pastrim, mirëmbajtjen e higjienës personale dhe të ambienteve të banimit”, thuhet në njoftim.

IKSHPK ka sforcuar kontrollin e cilësisë së ujit të pijshëm si dhe bashkëpunimin me KRU Prishtinë për të siguruar ujin cilësor për qytetarët.

“KRU ‘Prishtina’ Sh.A. ka ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme: Zvogëlimin e sasisë së prodhimit për të ruajtur cilësinë e furnizimit, intensifikimin e proceseve të shpëlarjes së rrjetit shpërndarës, përfshirë edhe gypat magjistral dhe sekondar”, thuhet më tej në njoftim.

Gjithashtu, për të siguruar furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për zonat e prekura (sipas hartave të prezantuara), KRU “Prishtina” ka thënë se do të ofrojë ujë përmes autoboteve, në përputhje me orarin e përcaktuar dhe të prezantuar nga kompania.

Më shumë nga Lajme

  • 11:30Pesë kadetë të FSK-së diplomohen në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen Ushtrisë së Kosovës
  • 11:28Nëna e Astrit Deharit: Prokurori Shefkiu na ka përzënë nga zyra, prokurori tash s’paku na priti siç duhet- 10 vite pas kurrë s’pati as largim as asgjë
  • 11:28Avni Dehari akuzon prokurorët për manipulime në rastin e Astrit Deharit, shpreson në zbardhjen e vdekjes pas ndryshimeve në Prokurori
  • 10:56Zvicra i krahason vendet e Ballkanit drejt BE-së: Mali i Zi e Shqipëria avancojnë, Kosova mbetet prapa
  • 10:42“10 vjet torturë për familjen tonë”, Avni Dehari flet në përvjetorin e rastit të Astritit