Babai i Astrit Deharit, Avni Dehari ka folur për media para Prokurorisë Speciale në lidhje me vdekjen e djalit të tij që ka ndodhur 10 vite më parë.
Ai ka akuzuar prokurorët e asaj kohe për manipulime të shumta.
“Prokurori në atë kohë i Prokurorisë në Prizren, Sylë Hoxha bënte përpjekjte me urdhër të pushtetit të atëhershëm që ta paraqiste këtë vdekje si vetëvrasje. Raporti i mjekëve ligjorë të pavarur , Besim Ymaj nga Tirana dhe Besim Latifaj nga PRishtina por me punë në Londër kishin sjell fakte se bëhej fjalë për vrasje dhe shumë dëshmi të tjera sjellin fakte për një vetëvrasje, këtë e ka vërtetuar edhe raporti i Mjekësisë Ligjore të Zvicrës që prokurorrët e atëhershëm nuk e përfillën. Katër prokurorë që nga fillimi deri në vitin 2025 e kanë zvarritur këtë lëndë deri kanë dal në pension”, ka thënë Avni Dehari.



