Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

U paralajmërua për temperatura deri në -20 gradë për fundvit në Kosovë, reagon IHMK

GD
Gazeta Demos17 dhjetor 2025 në 10:16
U paralajmërua për temperatura deri në -20 gradë për fundvit në Kosovë, reagon IHMK

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka reaguar rreth lajmeve se fundviti në Kosovë do të shoqërohet me temperatura ekstreme minimale deri – 20°C dhe me borë, të cilat sipas IHMK-së kanë krijuar shqetësim dhe konfuzion tek qytetarët.

IHMK thotë se Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, është i vetmi institucion që mund të bëjë njoftime të tilla.

“Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, është i vetmi institucion që mund të bëjë njoftime të tilla bazuar në ligjin Ligjin Nr. 06/L -035 për Veprimtarinë Hidrometeorologjike, Neni 13 Sistemi i paralajmërimit të hershëm për ngjarjet e jashtëzakonshme hidrometeorologjike, neni 28 Lëshimi i informacionit të përgjithshëm meteorologjik dhe hidrologjik.

Neni 9, pika 2 mes tjerash thuhet: Parashikimi zyrtar i motit dhe paralajmërimi i hershëm i fatkeqësive të mundshme natyrore me origjinë hidrometeorologjike për Republikën e Kosovës jepet nga IHMK dhe janë ekskluzivitet i IHMK-së.

Andaj çdo supjekt apo individ tjetër që bënë njoftim, parashikim apo paralajmërim për motin, fillimisht është i jashtëligjshëm e më pas joprofesional dhe shkencëtarësh i pa drejtë”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Reagimi i IHMK-së vjen pasi menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci, ditën e djeshme në një postim ka thënë se sipas parashikimeve aktuale, moti do të nisë të ndryshojë në pjesën e dytë të javës që vjen, kur pritet një depërtim i masave më të ftohta ajrore me temperatura që mund të shkojnë deri në -20 gradë.

Reagimi i plotë i IHMK-së:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, ditëve të fundit nëpër media dhe portale është shpërndarë lajmi që ky fund vit do të shoqërohet me temperatura ekstreme minimale deri – 20°C dhe me borë, të cilat kanë paraqitur konfuzion dhe shqetësime.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, është i vetmi institucion që mund të bëjë njoftime të tilla bazuar në ligjin Ligjin Nr. 06/L -035 për Veprimtarinë Hidrometeorologjike, Neni 13 Sistemi i paralajmërimit të hershëm për ngjarjet e jashtëzakonshme hidrometeorologjike, neni 28 Lëshimi i informacionit të përgjithshëm meteorologjik dhe hidrologjik. Neni 9, pika 2 mes tjerash thuhet: Parashikimi zyrtar i motit dhe paralajmërimi i hershëm i fatkeqësive të mundshme natyrore me origjinë hidrometeorologjike për Republikën e Kosovës jepet nga IHMK dhe janë ekskluzivitet i IHMK-së.

Andaj çdo supjekt apo individ tjetër që bënë njoftim, parashikim apo paralajmërim për motin, fillimisht është i jashtëligjshëm e më pas jo preofesional dhe shkenctarisht i pa drejtë.

Standardet e parashikimit të motit

Standardet e parashikimit të motit përfshijnë rregullat globale të Organizats Botrore Meteorologjike (OBM) për të dhënat, terminologjinë dhe saktësisë, me besueshmri të lartë (80%+) për parashikimet afatshkurtra (1-3 ditë) dhe saktësi në rënie për periudha më të gjata, duke përdorur kode dhe kritere të standardizuara. Shrbimet Hidrometeorologjike Nacionale janë institucionet kompetente për vrojtime dhe Paralajmërime të Hershme të motit.

Matja e elementëve kryesorë atmosferikë si temperatura, presioni, era, lagështia, reshjet dhe mbulesa e reve, duke përdorur mjete si satelitë, radarë dhe sensorë tokësor. Parashikuesit më pas i analizojnë këto kushte aktuale me modele moti dhe modele historike për të parashikuar gjendjet e ardhshme, duke lëshuar alarme (vëzhgime, paralajmërime, këshilla) bazuar në nivelet e besimit dhe pragjet specifike të rrezikut. Saktësia e parashikimit: Përgjithësisht e lartë për 1-3 ditë (80-90%), duke rënë ndjeshëm për 5-10+ ditë (rreth 50%)

IHMK

Më shumë nga Lajme

  • 11:07Arrijnë në Prishtinë veturat e reja të Policisë së Kosovës
  • 11:01Tentoi të largohej në Serbi, arrestohet Egzon Reshani - kërkohej për tentim vrasje e fajde
  • 10:53Të shtëna me armë në Pejë, arrestohet një person
  • 10:41Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i për vjedhje të rëndë
  • 10:40KPK hap konkurs për prokurorë të rinj, 10 vende rezervohen për komunitetin serb