Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Trimi me parullë me aksion simbolik para EULEX-it: Nëse me mbrojtë shtëpinë time është krim, atëherë edhe unë jam fajtor!

GD
Gazeta Demos10 shkurt 2026 në 19:51
Trimi me parullë me aksion simbolik para EULEX-it: Nëse me mbrojtë shtëpinë time është krim, atëherë edhe unë jam fajtor!

Trim Syla, i njohur edhe si “Trimi me parullë”, kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, ka realizuar sot një protestë personale simbolike para ndërtesës së EULEX në Fushë Kosovë, respektivisht para objektit që ka shërbyer si adresë e Gjykatës Speciale.

Në këtë aksion qytetar, Syla ka dalë me një parullë në gjuhën angleze me mesazhin:

“If defending my home is a crime, then I am guilty too!”(Nëse me mbrojtë shtëpinë time është krim, atëherë edhe unë jam fajtor!)

Përmes këtij veprimi simbolik, Trimi Syla ka shprehur qëndrimin e tij kundër asaj që ai e cilëson si padrejtësi ndaj çlirimtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Në postimin e tij publik, Syla u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen Marshit qytetar për drejtësi “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, i organizuar nga Liria ka Emër, në mbrojtje të çlirimtarëve në Hagë.

Marshi pritet të shënojë një mobilizim të gjerë qytetar në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, me mesazhin se drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe e çliruar nga ndikimet politike.

EULEX

Më shumë nga Lajme

  • 11:18“Duhet me ta kallxu venin”, “çohesh del jashtë”: Përplasje e ashpër në komision mes deputetëve të PDK-së e VV-së
  • 10:58“Arritjet” e Kurtit, Bajrami: Çka presin qytetarët përpos uljes së çmimit të biletave për të ikur në Gjermani?
  • 10:52Rizvanolli: Gjetjet e auditorit lidhen me regjistrimin e pasurive, projektet e efiçiencës së energjisë janë realizuar me sukses
  • 10:52Haxhiu nga Kuvendi: Dhuna ndaj grave nuk është çështje private, por përgjegjësi e shtetit
  • 10:39Arrestohet pronari i televizionit ‘Informer’ në Serbi, Dragan Vuçiqeviq