Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot fshatin Mushtisht të Suharekës, ku një burrë ka humbur jetën në rrethana të papritura brenda shtëpisë së tij.
Ngjarja ka ndodhur më 20 prill 2026 rreth orës 12:20.
Siç mëson ekskluzivisht Sinjali , viktima është B .H i cili ndodhej në rreth familjar duke ngrënë drekë, kur në një moment i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka humbur vetëdijen.
Familjarët kanë reaguar menjëherë duke tentuar t’i japin ndihmën e parë, ndërsa më pas e kanë transportuar me urgjencë në QKMF në Suharekë. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve, mjeku kujdestar në ora 12:50 ka konstatuar vdekjen.
