Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës, tha se rreth orës 17:00, Policia ka pranuar informacion përmes linjës zyrtare telefonike lidhur me një grabitje të ndodhur në një objekt afarist, në rrugën “Sylejman Hadum Aga” në Gjakovë.

Ajo konfirmoi se gjatë së cilës kishte të shtëna me armë zjarri ku si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar  trajtim mjekësor.

Krasniqi tha se “njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit, si dhe identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar”.