Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti Selimi, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe të papranueshëm.
Përmes një postimi në Facebook, Mehmeti Selimi, e cila është bashkëshortja e ish-udhëheqësit të UÇK-së, Rexhep Selimi, ka shprehur pakënaqësinë e saj edhe ndaj vendimeve të mëparshme të Gjykatës Speciale.
Ajo ka bërë një paralele mes dënimeve të ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe vendimit të fundit ndaj Hashim Thaçit, Fadil Fazliut, Bashkim Smakajt dhe Hajredin Kuçit.
“Sot ndodhi edhe një përshkallëzim tjetër i padrejtësisë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë”, ka shkruar ajo.
Deputetja e VV-së ka vlerësuar se, njësoj si dënimet e mëparshme ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe shpallja fajtorë e krerëve të saj, edhe vendimi i sotëm është i padrejtë.
