Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në ShBA: Tre fëmijë vdesin nga zjarri që kaploi shtëpinë e tyre

GD
Gazeta Demos27 gusht 2026 në 16:33
Tragjedi në familjen shqiptare në ShBA: Tre fëmijë vdesin nga zjarri që kaploi shtëpinë e tyre

Tre fëmijë kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë dhe dy të rritur ndodhen në gjendje kritike, pas një zjarri që përfshiu një shtëpi dykatëshe në Windergate Drive, pranë Old St. Augustine Road, ka bërë të ditur shefi i Departamentit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Jacksonville, Percy Golden.

Sipas mediave amerikane, familja është me prejardhje nga Shqipëria.

Zjarri është raportuar rreth orës 05:15 të mëngjesit të së mërkurës (sipas kohës lokale në ShBA), më 26 gusht, ndërsa ekipet e zjarrfikësve kanë mbërritur brenda pak minutash dhe janë përballur me flakë të mëdha në katin e parë dhe tym në katin e dytë, ka thënë Golden, raporton media amerikane "Jacksonville".

Dy të rritur kishin arritur të dilnin tashmë nga shtëpia bashkë me dy fëmijë. Zjarrfikësit kanë kontrolluar shtëpinë dhe kanë gjetur tre fëmijët e tjerë pa shenja jete. Golden nuk ka mundur të tregojë moshën e tyre.

Anëtarët e familjes që kanë mbërritur në vendngjarje kanë thënë se janë nga Shqipëria dhe se të gjithë fëmijët ishin djem.

Një fqinj i ka thënë “News4Jax” se persona që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes kanë ndihmuar të kapnin një foshnjë dhe një të rritur, të cilët kishin dalë nga një dritare e katit të dytë.

Ekipet kanë arritur ta vënë zjarrin nën kontroll deri në orën 05:40, por shtëpia është shkatërruar, ndërsa nga zjarri janë prekur edhe dy njësi banimi ngjitur, ka bërë të ditur shefi i zjarrfikësve.

Golden ka thënë se Kryqi i Kuq Amerikan po ndihmon shtatë të rritur dhe gjashtë fëmijë që kanë mbetur të zhvendosur si pasojë e zjarrit.

Shkaku i zjarrit mbetet ende nën hetim.

“Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojnë peshën e një mëngjesi si ky”, ka thënë Departamenti i Zjarrfikësve. “Mendimet tona janë me familjet që humbën njerëzit e tyre të dashur, me ata që u lënduan dhe u zhvendosën, si dhe me pjesëtarët e JFRD-së që iu përgjigjën kësaj skene shkatërruese”.

kanëfëmijëzjarri

Të ngjashme

Tragjedi në familjen shqiptare në ShBA: Tre fëmijë vdesin nga zjarri që kaploi shtëpinë e tyre

Tragjedi në familjen shqiptare në ShBA: Tre fëmijë vdesin nga zjarri që kaploi shtëpinë e tyre

13:21
‘‘Favore’’, ‘‘Keqpërdorim fondesh’’, ‘‘Hajni’’ – Për çka e akuzoi dje Nasim Haradinaj OVL’në dhe kryetarin e saj Hysni Gucati

‘‘Favore’’, ‘‘Keqpërdorim fondesh’’, ‘‘Hajni’’ – Për çka e akuzoi dje Nasim Haradinaj OVL’në dhe kryetarin e saj Hysni Gucati

15:48
Alarm në Greqi nga virusi i Nilit Perëndimor: 232 raste dhe 19 viktima

Alarm në Greqi nga virusi i Nilit Perëndimor: 232 raste dhe 19 viktima

12:57
Gruda: Këtë vit i kanë votat, por nuk kanë propozim për president

Gruda: Këtë vit i kanë votat, por nuk kanë propozim për president

12:30

Më shumë nga Lajme

  • 17:34KFOR-i Turk pajis me çanta e materiale shkollore 47 nxënës në Gjurkoc të Shtimës
  • 17:30Vendimi i madh i Speciales, “Liria ka emër” me dy organizime: Njëri në Prishtinë, tjetri në Hagë
  • 17:25Time Kadriaj nxjerr në pah një ballinë të vitit 2007: Shikoni kush na udhëheq
  • 17:17Edlira Zeka për Matoshin e Fejzën: Mos u bëni vegla për të larguar vëmendjen nga problemet reale
  • 17:12"Patriotizmi nuk matet me fjalë", Ramadani: Në spitalet e shtetit tonë, edhe Glukoza vjen nga Serbia