Ish-presidentja Vjosa Osmani ka reaguar në Facebook lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Deputetja e LDK-së ka kritikuar të gjithë ata të cilët sipas saj partinë e Ibrahim Rugovës e barazuan me Listën Serbe, me grupin kriminal që kreu agresion ndaj Kosovës, e madje edhe u akuzuan se e urrejnë UÇK-në.
“Për të mbuluar të vërtetën, u zgjodh linçimi politik kundër LDK-së, partisë që i vuri themelet e lirisë, pavarësisë e demokracisë. Partinë e Ibrahim Rugovës e barazuat me Listën Serbe, me grupin kriminal që kreu agresion ndaj Kosovës, e madje na akuzuat se e urrejmë UÇK-në", shkroi Osmani.


