Në Pallatin e Brigadave në Tiranë, sot do të zhvillohet samiti Growth Plan “Our pathway to EU”.
Në këtë samit priten liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos ku pritet të diskutohet lidhur me planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Evropian.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka nisur ditën pikërisht me këtë ngjarje.
