Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Time Kadriaj: Cak i vezëve ishte vetëm Albin Kurti, në çantë i pata 7 dhe i gjuajta të gjitha

GD
Gazeta Demos24 gusht 2026 në 17:55
Time Kadriaj: Cak i vezëve ishte vetëm Albin Kurti, në çantë i pata 7 dhe i gjuajta të gjitha

Deputetja e Aleancës, Time Kadriaj, ka rrëfyer në FRONTAL të T7 për sulmin me vezë ndaj Albin Kurtit në sallën e Kuvendit të Kosovës, shkruan Express.

Kadriaj ka thënë se ka vendosur ta gjuaj Kurtin në momentin kur ka thënë se do të shtyhet seanca konstituive.

“Kam vendosur në momentin kur z. Kurti ka vendosur të shtyhet seanca. Nëse do të konstituohej, s’kam pas ndërmend me gjujt.

“I kam marrë vezët me veti për cdo rast”, ka thënë ajo.

Deputetja e zgjedhur s’ka pranuar që të tregojë për rrugën e futjes së vezëve brenda sallës së Kuvendit.

“Mos pyet se si janë futur vezët, nuk e di nëse detektohen ose jo. Por s’janë gaz lotsjellës, as bombola”, ka thënë ajo.

Time Kadriaj ka thënë se në çantën e saj i ka pasur 7 vezë dhe se të gjitha i ka gjuajtur në drejtim të Kurtit.

“Nja shtatë vezë i kam pasë, i hodha të gjitha.Fokusi im ishte ta kryej aksionin. S’kam parë asgjë. U fokusova në obligimin që ia dhash vetes. Cak i vezëve ka qenë vetëm Albin Kurti”, ka treguar ajo.

kadriajtimevezëve

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Nesër varrosen motër e vëlla, që u vranë në Gjilan
  • 23:47Pas etiketimeve ndaj tij, bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit i del në mbështetje Jupollit
  • 23:10"I dhashë 10 mijë euro…", pas videove intime të Adi Hilës, flet Blerina Matraku
  • 23:02Rama: Misioni im i radhës është të bëhem kryeministër
  • 23:02Sulmet online ndaj Fidan Jupollit, Cakolli: Kështu krijohet frika, pastaj autocensura