Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Thaçi do të qëndrojë në paraburgim deri në aktgjykim

GD
Gazeta Demos11 gusht 2026 në 19:21
Thaçi do të qëndrojë në paraburgim deri në aktgjykim

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të qëndrojë në paraburgim të paktën deri në shpalljen e aktgjykimit në rastin kundër tij dhe Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Për të fundit herë para verdiktit të 16 shtatorit, Trupi Gjykues ka refuzuar lirimin e tij me kusht duke marrë vendim që për të 27-tën herë atij t’i vazhdohet ndalimi.

Në vendimin e datës 10 gusht, Trupi Gjykues si arsye kryesore të vazhdimit të paraburgimit deri në fund të procesit ka dhënë pretendimin se Thaçi mund të ndikojë në proces apo në dëshmitarë. Shton, se “s’ka rrezik se Thaçi mund t’i ikë drejtësisë nëse lirohet”.

“Paneli përfundon se, në këtë kohë, vazhdon të ketë informacion të pamjaftueshëm para tij që justifikon një konstatim se z. Thaçi mund t’i shmanget drejtësisë nëse lirohet. Megjithatë, Paneli është i kënaqur, bazuar në standardin përkatës, se ekziston një rrezik i mjaftueshëm që z. Thaçi do të pengojë përparimin e procedurave të Dhomave të Specializuara dhe se ai do të kryejë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, përfshirë dëshmitarët që kanë dhënë prova në këtë çështje”, thuhet në vendimin e Trupit Gjykues.

Seanca për dhënien e verdiktit final në Hagë do të mbahet më 16 shtator. Kryegjyqtari vendimtar, Charles Smith, me këtë rast ka urdhëruar palët që të mos dërgojnë më parashtresa për rishiqimin tjetër të paraburgimit, i caktuar sipas afateve më 9 tetor të vitit 2026, gati një muaj pas verdiktit.

“Paneli vëren se, në përputhje me nenin 41(10), shqyrtimi i ardhshëm i paraburgimit të z. Thaçi, në parim, është i caktuar të bëhet të premten, më 9 tetor 2026, përveç nëse Aktgjykimi i Gjykimit shpallet ndërkohë. Duke pasur parasysh se seanca për shpalljen e Aktgjykimit të Gjykimit është caktuar për të mërkurën, më 16 shtator 2026, Paneli konsideron se, në këtë fazë, nuk është e nevojshme të urdhërojë Palët të dorëzojnë parashtresa lidhur me shqyrtimin e ardhshëm të paraburgimit të z. Thaçi”, thuhet më tutje në vendim.

DOKUMENT:

Ish-Kryetarit të shtetit i është vazhduar paraburgimi edhe në çështjen ku ai akuzohet për pengim të drejtësisë në Gjykatën Speciale. Një vendim i ri pritet të merret në shtator.

Aty palët janë urdhëruar që deri më 14 shtator më së largu të dorëzojnë komentet për çështjen e paraburgimit.

thaçiqëndrojëparaburgim

Të ngjashme

Endrit Thaçi falënderon protestuesit pas tubimit në Prishtinë

Endrit Thaçi falënderon protestuesit pas tubimit në Prishtinë

23:42
Vëllai i Hashim Thaçit, Idriz Thaçi, pjesë e protestës në Vjenë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Vëllai i Hashim Thaçit, Idriz Thaçi, pjesë e protestës në Vjenë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

15:31
Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi: Nuk jeni vetëm, do të angazhohemi deri në kthimin në atdhe të luftëtarit të fundit të lirisë

Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi: Nuk jeni vetëm, do të angazhohemi deri në kthimin në atdhe të luftëtarit të fundit të lirisë

16:10
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Christopher Hill: Nuk e besoj se Thaçi është përfshirë në vepra të paligjshme

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Christopher Hill: Nuk e besoj se Thaçi është përfshirë në vepra të paligjshme

17:38

Më shumë nga Lajme

  • 23:54Përparim Rama e shpërndan fotografinë virale të protestës për ish-krerët e UÇK-së
  • 23:32Platforma “Liria ka Emër”: Nuk ndalemi deri në liri për çlirimtarët
  • 23:28Ledri Vula poston foto me Endrit Thaçin: Të gjithë jemi me UÇK-në
  • 23:14Bledian Krasniqi pajiset me pasaportën e Kosovës, gati për përfaqësimin e “Dardanëve”
  • 23:13“O Hashim ti ku je, krejt Drenicën këtu e ke” – Drenicakët hipin mbi vetura dhe bllokojnë rrugën ‘Agim Ramadani’, ndërhyn Policia