Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Terras, partive politike: Nxirreni Kosovën nga kriza, gjeni emërues të përbashkët

GD
Gazeta Demos20 qershor 2026 në 18:10
Terras, partive politike: Nxirreni Kosovën nga kriza, gjeni emërues të përbashkët

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka thënë se vendi ka humbur një vit të tërë me një gjendje të përhershme të zgjedhjeve e fushatave dhe kjo gjendje ka ndikuar në të gjitha proceset që e çojnë këtë vend drejt Bashkimit Evropian.

Këto komente, Terras i bëri në një intervistë për Info Magazine në Klan Kosova.

Ai shtoi se këshilla e tij është që të ketë sa më parë qeveri për të nisur punën rreth reformave.

“Këshilla ime e parë është që sa më shpejt të jetë e mundur të gjendet udha për të bërë një koalicion qeveritar i cili do të jetë në gjendje që të veprojë shpejt dhe të nisin me të gjitha reformat që janë planifikuar. Por pikë së pari çështja më e rëndësishme është që të ketë një qeveri funksionale”, deklaroi Terras.

Eurodeputeti shpreson që të gjitha partitë politike t’i lënë anash diferencat e tyre dhe të mundohen të gjejnë emëruesin e përbashkët për të krijuar një qeveri të fortë dhe funksionale.

Edhe përkundër bllokadave politike në vend viteve të fundit, Terras është i mendimit se Kosova akoma është në rrugë të mirë drejt Bashkimit Evropian.

Ai thotë se ishin parlamentarët evropianë ata që e shtynë komisioneren për zgjerim, Marta Kos, që ta vizitojë Kosovë.

“Tani, çdo person i rëndësishëm i institucioneve evropiane e ka vizituar Kosovën dhe porosia ishte e njëjta: të gjithë mendojnë që Kosova është në një rrugë të mirë dhe se një qeveri funksionale duhet të jetë aty. Kjo për të pasur një partner për të negociuar dhe të ketë një partner për statusin e vendit kandidat për Kosovën dhe të çelen bisedimet e pranimit në Union”, deklaroi Terras në Info Magazine.

Riho Terras tha më tej se sfida e vetme dhe më e madhe për BE-në, në kontekst të hapjes së bisedimeve me Kosovën për anëtarësim, është që pesë shtete anëtare të Unionit nuk e njohin Kosovën deri tani.

“Ne prej anës sonë, të Parlamentit Evropian, po mundohemi të ju qasemi këtyre vendeve dhe t’i pyesim se çka po mendojnë ato. Kanë kaluar më shumë se 20 vite dhe ata akoma nuk e dinë cila është rruga përpara, cili është plani i tyre, qysh ata do të vazhdojnë me këtë”.

“Për mendimin tim, Komisioni Evropian duhet të hapë diskutimet dhe t’ia japë Kosovës statusin e vendit kandidat gjithsesi. Kjo përkundër faktit që disa vende nuk e kanë njohur Kosovën. Dhe hapja e bisedimeve për pranim do të ishte një shenjë e mirë edhe për vendet mosnjohëse”, theksoi eurodeputeti.

Duke folur për situatën e sigurisë në vend, Terras tha se herën e fundit kur ishte në Kosovë, kishte vizituar edhe selinë qendrore të KFOR-it. “Porosia nga lidershipi i KFOR-it ishte mjaft pozitive dhe se situata mjaft është stabilizuar dhe se asgjë nuk qëndron në rrugën për të pasur marrëdhënie të mira ndërfqinjësore; pikë së pari me Serbinë dhe me minoritetin serb” në Kosovë.

Për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, Terras tha se BE-ja duhet të bëjë krejt çka mundet që t’i shtyjë të dyja anët në dialog “dhe ta shtynë Serbinë aq sa po e shtynë Kosovën”.

“Problemi tani është që unë nuk shoh që Bashkimi Evropian është fort aktiv në raport me palën serbe. Dhe Serbia nuk dëshiron që të gjejë rrugë për të dalë nga kjo” situatë, shtoi eurodeputeti nga Estonia.

Ai thotë se mënyra më e mirë për të dyja palët “është që të harrojnë konfliktet dhe të angazhohen bashkërisht që të kenë një rajon paqësor”.

“Të gjejnë rrugë për këtë dhe BE-ja të ndërmjetësojë në këtë proces dhe të shtyjë të dyja shtetet për të gjetur mënyrat për këtë”, tha Terras, ndonëse sipas tij emisari për dialog, Peter Sorensen, nuk ka bërë mjaftueshëm në këtë aspekt .

Por në fund të fundit, sipas tij, “vetëm Kosova e Serbia janë në gjendje që të zgjidhin problemin”.

Kosova

Më shumë nga Lajme

  • 14:01Kosova dhe SHBA-ja forcojnë partneritetin në mbrojtje, synohet avancimi i kapaciteteve të FSK-së
  • 13:15Pacolli në Nju Jork në zyrat e kompanisë që dikur lobonte për Kosovën, takohet me avokatin e Hashim Thaçit
  • 13:11Ylli Limani mysafir në natën e tetë të protestës “Jo në emrin tim”, flasin Leonora Jakupi dhe Resul Sinani
  • 12:41Familjet e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit refuzojnë ftesën e Haxhiut për takim
  • 12:31‘‘Zemër, duhet të koncentrohemi’’, zbardhen bisedat mes Vlora Hysenit me Ergys Agasin, dyshohet për lidhje personale mes tyre