Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me pajisje dentare, i cili u zbulua gjatë kontrollit të një ngarkese të paraqitur si mall personal në pikën doganore në PKK Bernjak.
Personi i dyshuar, shtetas që vinte nga Gjermania, kishte deklaruar fillimisht se po importonte pajisje kuzhine, dollapa dhe ormana si pjesë e gjësendeve të tij personale. Por gjatë kontrollit të detajuar, zyrtarët doganorë në Mitrovicë kanë zbuluar se në fakt bëhej fjalë për pajisje profesionale dentare, në vlerë prej 72,461.23 euro, për të cilat personi nuk posedonte as licencë për import dhe as dokumentacion të rregullt.
