Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Të dua përjetë”: Motra e Laurent Krasniqit kujton me mall bisedën e fundit me vëllain e ndjerë

GD
Gazeta Demos7 shtator 2026 në 22:42
“Të dua përjetë”: Motra e Laurent Krasniqit kujton me mall bisedën e fundit me vëllain e ndjerë

Humbja e papritur e TikTokerit kosovar, Laurent Krasniqi, në një aksident të rëndë trafiku ka lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe ndjekësit e tij.

Në mesin e kujtimeve më të dhimbshme që kanë mbetur pas është edhe biseda e fundit që Laurenti pati me motrën e tij, Xhenetën.

Xheneta ka publikuar një pjesë të komunikimit të tyre të fundit, i cili tashmë merr një tjetër peshë pas ndarjes së Laurentit nga jeta.

Në bisedë, Laurenti i shkruan motrës: “Ta ha zemrën flm”, ndërsa ajo i përgjigjet: “Mos ta nin”, duke vijuar më pas me fjalët: “Kallxom kur te ndreqet”.

Laurenti i përgjigjet se është ndrequr, ndërsa në vazhdim i tregon motrës se kishte mbetur pa 3G. Pas kësaj, Xheneta i shkruan: “Mirë që tu ndreq”, ndërsa të dy shkëmbejnë edhe mesazhe zanore.

Pak minuta më vonë, në bisedë vjen një nga fjalitë që sot është kthyer në kujtimin më të dhimbshëm për motrën e tij.

“U ba”, i shkruan Laurenti, ndërsa menjëherë pas kësaj pason mesazhi: “Të dua përjetë”, i shoqëruar me disa emoji të lotëve.

Biseda e tyre përfundon me një telefonatë që, sipas pamjes së publikuar nga Xheneta, zgjati 39 sekonda.

Ajo që në atë moment ishte një komunikim i zakonshëm mes vëllait dhe motrës, pas tragjedisë është shndërruar në një kujtim të paharrueshëm për Xhenetën dhe familjen e Laurentit.

Ndarja e tij e parakohshme ka prekur edhe ndjekësit e shumtë të tij në rrjetet sociale, të cilët kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për familjen.

funditpërjetëlaurent

Të ngjashme

Quni: Mundësia e fundit që iu ofrua LDK’së ishte posti i zëvendëskryeministrit me disa ministri

Quni: Mundësia e fundit që iu ofrua LDK’së ishte posti i zëvendëskryeministrit me disa ministri

21:32
10 ditëshi i fundit | Dëshmitë që shkundën Hagën për Thaçin dhe UÇK-në

10 ditëshi i fundit | Dëshmitë që shkundën Hagën për Thaçin dhe UÇK-në

18:05
Qindra motoristë u mblodhën në nderim të Laurent Krasniqit

Qindra motoristë u mblodhën në nderim të Laurent Krasniqit

13:40
Motra e Laurent Krasniqit thyen heshtjen pas humbjes së rëndë

Motra e Laurent Krasniqit thyen heshtjen pas humbjes së rëndë

23:12

Më shumë nga Lajme

  • 23:25100 ditë protesta në Shqipëri
  • 23:13A duhet të jetë Abdixhiku kryetar i LDK-së edhe më tutje? Anton Quni përgjigjet
  • 22:58Haziri i reagon Hykmete Bajramit: Garë për kryetar të LDK-së nuk ka
  • 22:58Konjufca: Nderimi i Ratko Mlladiqit nga Beogradi, akt i turpit të thellë moral e politik
  • 22:30Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së