Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka kaluar me sukses raundin e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2027.
Kombëtarja jonë e eliminoi Estoninë, ndaj të cilës i luajti dy ndeshje në Prishtinë.
Vendimtare ishte fitorja e arritur të premten me rezultatin bindës, 39:22.
Të shtunën në ndeshjen e dytë, Estonia fitoi me rezultat 27:25.
Paraqitja e Kombëtares sonë nuk ishte si në ndeshjen e parë dhe këtë e shfrytëzuan estonezet që shënuan fitore me dy gola dallim.
Merlinda Qorraj ishte më efikasja me 9 gola. Katër i shënoi Mirela Gjikokaj. 12 pritje i bëri Aurora Kryeziu.
Kombëtarja jonë për herë të tretë rresht e kaloi me sukses raundin e parë kualifikues për Botëror. Tani e pret shortin për raundin e fundit kualifikues për Botërorin e vitit të ardhshëm.