Malisheva ka fituar ndeshjen e radhës në Superligën e Kosovës.
Liderët, e mposhtën Drenicën me rezultat 0-2 në “Bajram Aliu”, duke vazhduar me super formë këtë sezon.
Kjo është fitorja e 8-të e sezonit për Malishevën, teksa po vazhdojnë drejt ëndrrës së madhe për t’u shpallur kampion.
