Nafije Latifi ka thënë se që nga koha kur është përballur me sëmundjen e kancerit, në Klinikën e Onkologjisë janë bërë ndryshime të mëdha, por theksoi se ende ka nevojë për përmirësime të mëtejshme.
Ajo bëri të ditur se klinika, e ndërtuar në kohën kur parashiheshin rreth 100 pacientë me kancer në Kosovë, sot frekuentohet nga 400 deri në 500 pacientë në ditë, pa llogaritur familjarët që i shoqërojnë.
Sipas Latifit, hapësirat aktuale janë të pamjaftueshme për numrin e madh të pacientëve dhe profesionistëve shëndetësorë, ndaj nevojiten kushte më të mira për trajtimin e pacientëve.
Dhe mund të them se ndryshimet, prej kohës kur jam atakuar unë, kur jam përballur unë me të gjitha problemet që mi ka sjellë sëmundja deri më sot, ndryshimet janë jashtëzakonisht të mëdha.Por a ka vend ende për ndryshime të tjera, për ndihmesa të tjera, për kushte të tjera? Ka shumë. Sepse klinika e onkologjisë është ndërtuar në kohën kur është menduar që Kosova mund t’i ketë 100 pacientë me kancer. Sot, brenda ditës në onkologji frekuentojnë 400-500 pacientë, plus edhe nga një familjar që i përcjell. Do të thotë, ai lokacion, sado që është zgjatur, sado që është shfrytëzuar maksimalisht, është i vogël. Është ambient që edhe pacientët, po edhe vetë profesionistët të ngulfaten në atë llovi aq të madhe”, tha Latifi për Expose,