Ismail Tasholli nga "Liria Ka Emër" tha se shtetësia e Kosovës është goditur pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Tasholli tha se 'në flijimin' e katër ish-krerëve të UÇK-së ka gisht bashkësia ndërkombëtare.

"Është goditur edhe fort... ka shumë zëra që tendencë kanë relativizimin, po është e pastër si loti nëse do me e pa. Shpeshherë po e them nëpër emisione duhet të flasim pa dorëza sepse edhe situatën e kemi shumë të zorshme. Kryqi i Kosovës është shumë i rëndë, duhet ta themi të qartë, bashkësia ndërkombëtare ka marrë pjesë në flijimin e atyre katër njerëzve atje. Budallë s'mund të na bëjnë, sytë janë me pa... Do të thotë të jemi të jemi të qartë. E dyta këtu është krijuar, po e përsëris shumë herë edhe nëpër emisione, këtu është krijuar një lloj çorodie e mos kërkesës së përgjegjësi ndaj ndërkombëtarëve", tha ai në "DPT Te Fidani".