Pas takimit me zyrtarin e lartë amerikan në një darkë pune në Prishtinë kryeministri Albin Kurti thotë se këtë javë pati një afirmim të raporteve me Amerikën.
“Në një javë që është përcjellë me afirmim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, sonte mirëpritëm zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, David Baker dhe ekipin e tij”, deklaroi Kurti.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Kurti theksoi se gjatë takimit është diskutuar për raportet bilaterale dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke vënë theks të veçantë në thellimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
