Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tahiri: Nuk do të merrnim pjesë në takim me Kurtin për presidentin

GD
Gazeta Demos24 shkurt 2026 në 21:54
Tahiri: Nuk do të merrnim pjesë në takim me Kurtin për presidentin

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se AAK-ja nuk do të merrte pjesë në takimet e ftuara nga kryeministri për çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke theksuar se kjo ka qenë e ditur edhe nga vetë kryeministri.

Në emisionin “Këndi i debatit” në Tëvë1, Tahiri foli për takimet që kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar me kreun e Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, dhe me kryetarin e Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku.

“Sikurse e pa i gjithë opinioni, u organizuan dy takime. Për sa i përket AAK-së, kryeministri e ka ditur që ne nuk do të shkonim në takim. Arsyeja është shumë e thjeshtë: performanca që pamë në dy takimet e tjera lë shumë për të dëshiruar”, ka thënë Tahiri.

Ai kritikoi formatin e takimeve, duke theksuar mungesën e transparencës.

“Në historinë e Republikës së Kosovës nuk ka ndodhur që, kur diskutohet një politikë publike kaq e rëndësishme si zgjedhja e presidentit, takimet të mbahen tek e tek. Dihet pse ndodhin takimet individuale – nuk ka transparencë dhe nuk ka llogaridhënie politike. Ne nuk e dimë se çfarë është diskutuar në ato takime”, u shpreh ai.

Sipas Tahirit, dallimet në deklaratat pas takimeve tregojnë mungesë qartësie për një marrëveshje të mundshme.

“Nëse i lexoni deklarimet e Kurtit dhe qëndrimet e Hamzës apo Abdixhikut, ato janë të ndryshme. Abdixhiku ka folur për një marrëveshje politike apo konsensuale, ndërsa Kurti ka thënë se nuk kanë emër dhe nuk duan marrëveshje”, deklaroi ai.

Tahiri theksoi se procesi për zgjedhjen e presidentit duhet të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës.

“Procesi është dashur të mbahej në një tryezë të përbashkët politike, për të diskutuar se çfarë presidenti i duhet vendit – një figurë e pranueshme për të gjithë, unifikuese dhe që buron nga konsensusi. Pa AAK-në dhe pa Ramush Haradinajn, si mund të ketë konsensus politik në Kuvend?”, përfundoi Tahiri.

AAK

Më shumë nga Lajme

  • 14:31Vlora Hyseni kërkon heqjen e “arrestit në shtëpi”, ankimon masën në Apelin e Posaçëm
  • 14:04Tragjedi në Treboviq të Pejës, humb jetën një 3-vjeçar
  • 14:03Përplasja që zgjati 3 vite mbyllet në Gjykatë: Sejdo Berisha i kërkon falje ministrit Elbert Krasniqi për shpifje dhe fyerje
  • 13:06Caktohen gjyqtarët që do ta kenë në dorë rastin e krerëve të UÇK-së në Apel
  • 13:04Pas Skenderajt, edhe Komuna e Malishevës miraton Deklaratën kundër Speciales