Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë ditës postoi një fotografi nga seanca e sotme e kuvendit ku u hodh në votim “Qeveria Konjufca”.
Me të dështuar zgjedhja e tij si kryeministër, deputetja e LVV-së postoi një fotografi të Grupit Parlamentar të PDK-së, prapa të cilëve janë të ulur GP i Listës Serbe.
“Në harmoni të plotë”, shkroi ajo, teksa në foto shihet se të gjithë deputetët, edhe të PDK-së edhe të Listës Serbe kanë ngritur dorën lart për të votuar kundër Konjufcës kryeministër.
