Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Sveçla i reagon Ramës: Familja nuk duhet të jetë pjesë e debatit, por përgjigju për qeverisjen

GD
Gazeta Demos3 gusht 2026 në 21:02
Sveçla i reagon Ramës: Familja nuk duhet të jetë pjesë e debatit, por përgjigju për qeverisjen

Shefi i Grupit të Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pas pretendimeve të fundit që kanë përfshirë kabinetin e tij.

Sveçla ka thënë se familja e Ramës nuk duhet të jetë pjesë e debatit politik, por ka kërkuar që kryetari i Prishtinës të japë sqarime për pretendimet që lidhen me ushtrimin e funksionit të tij publik.

“Përparim, familja jote nuk është dhe nuk duhet të jetë pjesë e debatit politik. Për këtë nuk duhet të ketë asnjë dilemë. Por as familja nuk mund të përdoret si mburojë për t’iu shmangur pyetjeve që lidhen drejtpërdrejt me ushtrimin e funksionit tënd publik”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka mohuar se ndonjë asamblist i LVV-së ka publikuar mesazhe që lidhen me familjarët e Ramës, duke thënë se debati duhet të fokusohet te pretendimet për korrupsion dhe çështjet e tjera të ngritura.

“Prandaj, mos u viktimizo dhe mos e zhvendos debatin aty ku nuk është. Sqarohu për përmbajtjen e mesazheve të publikuara. Sqarohu për pretendimet për korrupsion. Sqarohu për legalizimet e pretenduara si të paligjshme dhe për rolin e bashkëpunëtorëve të tu në këto raste”, shkroi Sveçla në Facebook.

“Nëse pretendimet janë të pavërteta, thuaje qartë. Nëse mesazhet janë të manipuluara, thuaje qartë. Nëse ajo që pretendohet se është bërë në emrin tënd nuk ka ndodhur, thuaje qartë. Llogaridhënia nuk është linçim. Kërkimi i përgjigjeve për dyshime serioze që lidhen me ushtrimin e pushtetit nuk është çnjerëzor. Është detyrë e opozitës dhe e çdo përfaqësuesi të zgjedhur”, shtoi ai.

“Prokuroria le ta bëjë punën e saj dhe ta zbardhë rastin deri në fund. Deri atëherë, asgjë nuk të pengon që publikisht të sqarohesh për pretendimet që janë ngritur ndaj teje dhe qeverisjes tënde. Familjen lëre jashtë. Edhe ne e kemi lënë jashtë. Për pretendimet që lidhen me ty dhe qeverisjen tënde, përgjigju”, përfundon postimi i shefit të Grupit të Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

sveçladuhetfamilja

Të ngjashme

Kurti: Policia është pajisur me armë të gjata, automjete e autoblinda të reja  Reporteri Publikuar Sot, 20:04 · 3 min lexim   A+ A− Kryeministri, Albin Kurti, ka vlerësuar rëndësinë e Policisë së Kosovës dhe përgjegjësinë që bartin pjesëtarët e saj, duke thënë se shërbimi me integritet dhe profesionalizëm duhet të jetë prioritet i pakompromis.  Në një postim në Facebook, pas ceremonisë së diplomimit të 397 kadetëve të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës, Kurti ka thënë se përfaqësimi i këtij institucioni është një prej përgjegjësive më të larta që mund t’i besohet një personi.  “Përfaqësimi i Policisë së Kosovës, si pjesëtar i saj, është një prej përgjegjësive më të larta që mund t’i besohet e të pranojë dikush. Shërbimi me integritet dhe profesionalizëm, duhet të jetë përherë prioritet i pakompromis, sepse para së gjithash e gjithnjë është detyrë. Rëndësia e Policisë është aq e madhe, saqë e bën atë më tepër sesa institucion të rendit dhe ligjit”, ka shkruar Kurti.  Lexo edhe  Hoti 397 policëve të rinj: Uniformën mbajeni me dinjitet, nder dhe krenari Sot, 20:21 · 3 min lexim  Ndizet gara për armët hipersonike mes SHBA-së, Kinës dhe Rusisë Sot, 19:54 · 9 min lexim  Gjykata amerikane bllokon përkohësisht ndërtimin e harkut të triumfit të Trump Sot, 19:19 · 3 min lexim Reklamë  Ai ka theksuar se nga momenti i betimit, secili pjesëtar i Policisë duhet të jetë i gatshëm të punojë me ndershmëri në interes të shtetit dhe të gjithë qytetarëve, pa dallim.  “Secila police e secili polic duhet të jetë në gatishmëri të plotë për të punuar me ndershmëri në interes të shtetit e të gjithë qytetarëve pa dallim, në mbrojtje të ligjeve e Kushtetutës së Republikës, duke kujtuar e nderuar secilën ditë jetën e kontributin e heronjve të Policisë sonë, si Enver Zymberi, Afrim Bunjaku dhe të gjithë të rënëve në krye të detyrës”, ka shkruar ai.  Kurti ka bërë të ditur se nga 397 kadetët e diplomuar, 118 janë gra dhe 279 burra, duke theksuar se afërsisht një në tre të diplomuar të kësaj gjenerate është grua.  Kreu i Qeverisë ka përmendur edhe investimet në Policinë e Kosovës gjatë pesë viteve të fundit, duke pretenduar se buxheti për këtë institucion është rritur për më shumë se 50 për qind.  Sipas tij, gjatë kësaj periudhe janë ngritur dhe forcuar 20 stacione, objekte dhe baza policore në veri të vendit, ndërsa Policia është pajisur me armë të gjata, automjete dhe autoblinda të reja, me vlerë gati tetë milionë euro.  Reklamë  Kurti ka përmendur edhe gjetjen e tri varrezave masive nga lufta e fundit në fshatrat Kalludër e Vogël dhe Jabukë të Zubin Potokut, duke ia atribuuar këtë zhvillim sigurisë në veri dhe angazhimit të Policisë.  “Arritjet janë të shumta, por me ato nuk duhet të vetëmjaftohemi. Ka ende shumë punë, shumë objektiva të cilat duhet t’i arrijmë si institucione, si polici dhe shoqëri”, ka përfunduar Kurti.

Kurti: Policia është pajisur me armë të gjata, automjete e autoblinda të reja

20:26
Sveçla: Asnjë procedurë e prokurimit nuk e ndal përkushtimin tonë për zhvillimin e Policisë

Sveçla: Asnjë procedurë e prokurimit nuk e ndal përkushtimin tonë për zhvillimin e Policisë

18:32
Çitaku: Imunitet për shkelje të qëllimshme të Kushtetutës nuk duhet të ketë askush

Çitaku: Imunitet për shkelje të qëllimshme të Kushtetutës nuk duhet të ketë askush

11:53
Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it

Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it

19:20

Më shumë nga Lajme

  • 21:13“PD-ja do t’i mbështesë totalisht studentët”, Berisha fton faktorët opozitarë për bashkim kundër Ramës
  • 21:10Nisin punimet për fabrikën e municionit
  • 20:42Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
  • 19:50Lladrovci në Cyrih, merr pjesë në ndeshjen mes miqve të Ronaldinhos dhe Del Pieros
  • 19:45Presidentja Shiroka-Pula shtron darkë për kryetarët e komunave