Në tryezën e diskutimit për Nismën Legjislative Qytetare lidhur me moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me rastin e publikimit të analizës “Moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), , ka deklaruar se askush, përfshirë edhe deputetët, nuk duhet të ketë imunitet për moszbatimin e qëllimshëm të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Çitaku ka thënë se, pavarësisht dispozitave të nenit 75 të Kushtetutës për imunitetin e deputetëve, shkeljet e qëllimshme të Kushtetutës nuk duhet të mbrohen nga imuniteti.
“Personalisht mendoj se, pavarësisht nenit 75 për imunitetin në Kushtetutë, nuk besoj se duhet të ketë imunitet as nga gjykata dhe as nga ndonjë palë tjetër. Nuk duhet të kemi imunitet askush, as deputetët. Imunitet për shkelje të qëllimshme të Kushtetutës nuk duhet të ketë askush”, ka thënë Çitaku.
Deputetja e PDK-së ka vlerësuar se mungesa e vullnetit politik për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese ka çuar në nevojën për këtë nismë legjislative.




